Ky i fundit pretendon se është sulmuar prej saj jashtë një klinike mjekësore në Beverly Hills në vitin 2018.
Gjatë seancës, situata mori një kthesë të papritur kur avokati i palës paditëse nisi ta pyeste këngëtaren rreth pamjes së saj.
Duke vënë re ndryshimin e parukeve – një ditë më parë flokë të zinj e të shkurtër dhe ditën e dëshmisë flokë bjondë e të gjatë – ai e pyeti:
Cili është floku yt i vërtetë? Apo janë të dy të vërtetë?
Cardi, mes të qeshurave, iu përgjigj:
Janë paruke.
Avokati reagoi me humor:
Në rregull. Atëherë është një paruke e mirë sot.

Sa i përket akuzave, roja e sigurisë Emani Ellis pretendon se reperja e ka sulmuar fizikisht, i ka gërvishtur fytyrën me thonj dhe madje i ka pështyrë gjatë incidentit.
Nga ana tjetër, Cardi mohoi të ketë pasur përleshje fizike, por pranoi se kishte pasur një debat verbal, duke u shprehur se ndihej e rrethuar dhe e provokuar.
Në atë kohë, artistja ishte shtatzënë me fëmijën e saj të parë me reperin Offset.
Ajo ka deklaruar se roja e sigurisë kishte nisur ta ndiqte dhe ta filmonte, gjë që sipas saj e bëri të ndjehej e kërcënuar.