Reperi i njohur amerikan Offset ka rrëfyer hapur për jetën e tij private dhe fundin e martesës me Cardi B. Në një intervistë të fundit, 33-vjeçari u pyet nëse do të martohej sërish, por përgjigjja e tij ishte e prerë:
Nuk është për mua
Offset shpjegoi se martesa për të mbetet një kapitull i mbyllur.
E kam bërë. Kam tre fëmijë. Është si një mision i përfunduar
– u shpreh ai, duke nënvizuar se nuk kërkon më një “fund të lumtur” me një person tjetër, pasi sipas tij “gjithçka është e përkohshme”.
Gjatë intervistës, reperi dha edhe një mesazh për ata që mendojnë të hyjnë në martesë.
Nëse të pëlqen ta ndryshosh jetën plotësisht dhe ke një partner që është vërtet i veçantë, atëherë po. Por nëse je i fokusuar vetëm te karriera, nuk është zgjedhja e duhur
Artisti zbuloi gjithashtu se kënga përmbyllëse e albumit të tij më të ri, e titulluar “Kiari”, i është dedikuar ndarjes nga Cardi B.
Çifti, që ishte prej vitesh në qendër të vëmendjes, janë prindër të tre fëmijëve, më e vogla prej të cilëve lindi në shtator 2024, pak kohë pasi Cardi kërkoi divorcin.
Ky rrëfim i Offset konfirmon se, ndonëse martesa ishte një pjesë e rëndësishme e jetës së tij, ai nuk e sheh më si pjesë të së ardhmes.