Gossip Showbiz

Cardi B përplaset me paparacin pas pyetjeve për shtatzëni?

Reperja e njohur Cardi B ka reaguar ashpër ndaj një paparaci, pasi u pyet për thashethemet rreth një shtatzënie të mundshme.

Ngjarja ndodhi të martën në Los Angeles, sapo artistja po largohej nga gjykata. Në një video që po qarkullon në rrjete sociale, shihet momenti kur një fotograf e pyet për zërat se ish-partneri i saj, Offset, po mburrej se ajo ishte shtatzënë për herë të katërt.

Ai gjithashtu i përmendi mundësinë e një “problemi atësie” me futbollistin Stefon Diggs, me të cilin Cardi B raportohet se është e lidhur që nga qershori.

Në ato çaste, reperja humbi durimin, mori një stilolaps nga dora e një fansi dhe e hodhi drejt paparacit, duke e qortuar me ton të lartë për “mungesë respekti”.

Teksa po hipte në makinën që e priste, fotografi u dëgjua të thoshte:

Unë ende të dua, edhe pse më gjuajte

-ndërsa Cardi iu kthye me një përgjigje të prerë:

Mos e bëj këtë

Ky incident është bërë temë e nxehtë në rrjet, duke nxitur reagime të shumta nga fansat e artistes.