Celebrities Gossip Showbiz

Cardi B fiton gjyqin kundër rojës së saj të sigurisë, shpallet e pafajshme!

Cardi B ka dalë fituese në Los Angeles pasi u shpall e pafajshme ndaj akuzave kundrejt saj për sulm dhe dhunë fizike në një çështje civile. Juria vendosi në mënyrë unanime që reperja e njohur nuk do të paguajë asnjë dëmshpërblim në çështjen prej 24 milionë dollarëshe, që ishte ngritur nga ish-roja e saj e sigurisë, Emani Ellis. Sipas TMZ, Cardi B, e cila është nënë e tre fëmijëve po planifikon të padisë tani atë, pasi fitoi gjyqin.

Ellis e akuzoi në vitin 2018, duke thënë se Cardi B e kishte pështyrë dhe i kishte thënë fjalë raciste, si dhe se e kishte goditur në faqe me thonj, duke i shkaktuar lëndime. Por Cardi B mohoi që të ketë pasur ndonjë përleshje fizike, duke thënë se në atë kohë ishte shtatzënë dhe se Ellis ishte më i madh fizikisht. Ajo tha se të dy kishin vetëm një debat verbal, pasi roja e sigurisë e kishte filmuar gjatë një vizite te mjeku, kur ajo ishte shtatzënë me vajzën e saj të parë, Kulture gjë që Cardi e konsideroi si shkelje të privatësisë.

Një mjek që ndodhej në klinikën e mjekut të saj në Beverly Hills dëshmoi se nuk kishte parë ndonjë goditje ndaj rojës. Ellis e kishte ngritur padinë në vitin 2020. Përfaqësuesit e Cardi B nuk kanë komentuar ende për mediat pas vendimit të gjykatës. Ndërkaq, reperi i njohur amerikan Offset ka rrëfyer hapur për jetën e tij private dhe fundin e martesës me Cardi B. Në një intervistë të fundit, 33-vjeçari u pyet nëse do të martohej sërish, por përgjigjja e tij ishte e prerë:

Nuk është për mua.

Offset shpjegoi se martesa për të mbetet një kapitull i mbyllur.