Ylli i serialit të njohur “Adolescence”, Owen Cooper, ka ndarë përvojën e tij të kthimit në shkollë pas suksesit të jashtëzakonshëm që mori me rolin e tij kryesor.
Në një intervistë të fundit për The New York Times, aktori 15-vjeçar, i cili mori famë botërore me rolin e Jamie Miller, një nxënës të akuzuar për vrasjen e një shoqeje klase, tregoi se kthimi në normalitet ishte “pak i çmendur”.
Owen, i cili ishte vetëm 13 vjeç kur mori këtë rol, shpjegoi se kur u kthye në shkollë, ai u përball me një valë vëmendjeje nga shokët e klasës.
Në fillim ishte pak i sikletshëm, fëmijët më afrohen, bërtasin emrin tim dhe ikin
Megjithatë, ai siguroi se gjithçka ishte vetëm një ngacmim i padëmshëm.
Adoleshenca, seriali i Netflix që ka pushtuar shijet e shikuesve, ka arritur të shënojë një sukses të jashtëzakonshëm, duke kapur vendin e 10-të në listën globale të shikimeve, me 96.7 milionë shikime vetëm në tri javë.
Po ashtu, seriali ka grumbulluar 30.4 milionë shikime të tjera në një javë, duke e bërë atë një hit të madh për platformën. I lançuar në 13 mars, shfaqja me katër episode tani është pjesë e listës së serialeve më të njohura të Netflix dhe ka kaluar sezonin 2 të “Bridgerton”, madje duke e shtyrë “Stranger Things 3” në vendin e dhjetë.
Nëse tendenca e shikimeve vazhdon, “Adolescence” mund të arrijë shifra edhe më të larta, duke rivalizuar rekordet e shikimeve të serialeve të tjerë si “The Night Agent” dhe “Fool Me Once”.