Film & Tv Magazine

Mini-seriali britanik “Adolescence” mahnit Netflix-in me shifra rekord shikueshmërie!

Miniseriali britanik “Adolescence” po përjeton një sukses të jashtëzakonshëm në Netflix, duke tejkaluar emra të njohur si “Bridgerton”, “The Queen’s Gambit”, “Fool Me Once” dhe sezonin e parë të “The Night Agent”.

Sipas të dhënave zyrtare të platformës, seriali është ngjitur javën e kaluar nga vendi i 9-të në të 4-tin në listën e serialeve më të shikuara në gjuhën angleze të të gjitha kohërave.

Me mbi 114 milionë shikime gjithsej – 17.8 milionë vetëm gjatë javës së fundit – “Adolescence” po dominon listat dhe ka lënë pas edhe premiera të fundit si “Gone Girls: The Long Island Serial Killer” dhe dramën mjekësore “Pulse”.

Një tjetër faktor që po shton suksesin e serialit është përfshirja e tij në programet shkollore për nxënësit e shkollave të mesme në Mbretërinë e Bashkuar, duke rritur më tej popullaritetin e tij dhe duke ndikuar në statistikat globale të Netflix.

Seriali ndjek historinë e një djali 13-vjeçar, i cili përfshihet në një rast tronditës vrasjeje. I realizuar me teknikë të veçantë xhirimi në një shkrepje të vetme, “Adolescence” krijon një tension të fuqishëm dhe një përjetim realist që ka rrëmbyer audiencën ndërkombëtare.