Një postim i papritur në llogarinë zyrtare të Kim Kardashian në Instagram tronditi miliona ndjekës të saj, duke ngjallur konfuzion dhe reagime të shumta në rrjet. Por, shumë shpejt u mësua se pas këtij veprimi qëndronte djali i saj 9-vjeçar, Saint West.
Në profilin e Kim-it, i cili numëron mbi 357 milionë ndjekës, u shfaq një mesazh i pazakontë që thoshte:
Abonohuni në kanalin e Saint
– i shoqëruar me një pamje të ekranit ku promovohej një kanal në YouTube me emrin @S4intsking.
Kim Kardashian’s Instagram account has been hacked by her son. pic.twitter.com/dGUH4btqbX
— ✧ (@666portals) April 30, 2025
Postimi u fshi pak minuta më vonë, por mjaftoi për të ndezur rrjetin me komente dhe shaka.
Saint, lëre telefonin e mamasë!
– shkruajti një ndjekës, ndërsa një tjetër komentoi me humor:
Fëmija po menaxhon marketingun më mirë se shumë të rritur!
Kjo nuk është hera e parë që Saint përfshihet në botën e mediave sociale. Në vitin 2024, kanali i tij në YouTube u mbyll pas një incidenti kontravers që përfshinte një meme për zëvendëspresidenten Kamala Harris.
Në atë kohë, Kim Kardashian kishte sqaruar se fëmijët e saj lejohen të krijojnë përmbajtje online vetëm nën mbikëqyrje të rreptë dhe me kushte të qarta: pa komente, pa të dhëna personale dhe me kontroll të vazhdueshëm nga prindërit.
Rasti i fundit ka rihapur debatet rreth ekspozimit të fëmijëve të personazheve publikë në rrjete sociale.
Ndërsa shumë e shohin si një shprehje të pafajshme krijimtarie, të tjerë pyesin se ku duhet të vendoset kufiri midis eksplorimit të teknologjisë dhe mbrojtjes së privatësisë së të miturve.