Gossip Showbiz

Gjesti dhe Xheneta Fetahu janë takuar? Çfarë ndodhi mes tyre?

Raporti mes Gjestit dhe Xheneta Fetahut vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes dhe të komentimeve në rrjet.

Fituesi i “Big Brother VIP Albania 4” kishte deklaruar më herët se nuk dëshiron të ketë më asnjë kontakt me modelen.

Së fundmi, dyshja është parë në ambientet e Top Channel, ku Xheneta punon, por takimi i tyre ishte krejtësisht i rastësishëm.

Në programin “E Diell”, Xheneta sqaroi se nuk ka pasur asnjë komunikim mes tyre, vetëm shkëmbyen shikime, duke qenë se Gjesti ishte i shoqëruar nga roje sigurie.

Modelja theksoi se nuk dëshiron asnjë përballje me të dhe se të dy do të vazhdojnë të fokusohen në punët e tyre.

Ndërkohë, Gjesti po shijon një romancë të re me këngëtaren Egli Tako.