Banorët e “BBV4” po perfliten kudo në rrjet dhe janë kthyer në protagonistët kryesorë të ditës së secilit, duke transmetuar shumë emocione të forta me konfliktet dhe raportet e tyre.
Shumë të pathëna janë rezervuar për ju, kjo vetëm disa ditë para finales. Por banorët më të dashur do të na rrëfejnë gjithçka në emisionin e tyre radiofonik live në valët e Top Albania Radio-s.
Në krye të moderimit ishin Gjesti dhe Loredana, me të ftuar tepër interesant si Egli Tako dhe Gerta Gixhari, por Egli u largua në minutat e para pasi u ndje e ofenduar nga Gjesti, i cili e ndërpreu teksa po përgjigjej.
Pjesa tjetër e intervistës u fokusua vetëm tek Gerta, e cila u pyet nga Gjesti nëse motra e saj, Olta Gixhari, ish- banore e “Big Brother”, i ka dhënë ndonjë këshillë para se të bëhej pjesë e shtëpisë. Banorja është përgjigjur duke shprehur se:
Jo nuk kam patur, ndonjë këshillë jo. Kemi folur shumë për “Big Brother” në përgjithësi… Unë kur jam futur në shtëpinë e “Big Brother” kam menduar vetëm veten time. Çfarë ndodh këtu ashtu do të veproj unë…
Moderatorët e akuzuan se ajo po gënjente duke thënë se nuk ka një strategji, pasi sipas tyre ajo e ka një të tillë.
Gerta i ka pyetur se ku është strategjia e saj, teksa Gjesti është përgjigjur duke i thënë se ajo i futet njerëzve në debate për të marrë vëmendje. Diçka që moderatorja e dashur ka replikuar duke thënë:
Kur njerëzit të ofendojnë… ka qenë marrëdhënia ime me Laertin që nisi shumë mirë, shumë shoqërore… përpara se të ndani mendimet dhe të thoni fjalë që thotë e gjithë shtëpia duhet të më pyesni