Lifestyle Love & Sex

Çfarë ndodh me shëndetin mendor nësë kryejmë marrëdhënie seksuale rregullisht?

Një studim i fundit i botuar në “Journal of Sex Research” zbuloi se çiftet që kryejnë marrëdhënie seksuale të paktën një herë në javë raportojnë nivele më të ulëta të stresit, ankthit dhe depresionit.

Studiuesit ndoqën mbi 2,500 të rritur për një periudhë dyvjeçare dhe zbuluan se intimiteti fizik krijon një ndjenjë të fortë lidhjeje dhe mirëqenie emocionale.

Ekspertët shpjegojnë se ky efekt ndodh për shkak të hormoneve të çliruar gjatë seksit. “Oksitocina, e njohur si ‘hormoni i dashurisë’, rrit ndjenjën e afërsisë dhe besimit midis partnerëve,” thotë Dr. Stephanie Taylor, psikologe klinike.

Ndërkohë dopamina dhe endorfinat veprojnë si ‘anti-depresivë’ natyralë, duke ulur stresin dhe rritur humorin.

Përveç përfitimeve emocionale, studimet tregojnë se intimiteti i shpeshtë lidhet edhe me përmirësimin e gjumit dhe uljen e tensionit të gjakut, që ndihmon në mbrojtjen e zemrës.

Hulumtimet sugjerojnë gjithashtu se çiftet që shprehin dashurinë fizikisht janë më të kënaqur nga marrëdhënia dhe kanë më pak të ngjarë të ndahen.

Dr. Taylor thekson:

Seksi nuk është thjesht kënaqësi; është një formë komunikimi emocional që forcon lidhjen dhe ndihmon në menaxhimin e stresit. Çiftet që investojnë në intimitet të rregullt, shpesh përjetojnë lumturi dhe stabilitet më të madh në marrëdhënie.