Prezantuesja dhe modelja e njohur Maura Higgins është ndarë nga partneri i saj balerini profesionist Giovanni Pernice, pas lidhjes së tyre për më shumë se katër muaj. Romanca mes yllit të serialit “Love Island”, dhe balerinit 31-vjeçar thuhet se përfundoi pas pushimeve që ata kaluan së bashku. Një burim i tha “The Sun” se:
Tani që gjithçka mes tyre ka mbaruar, bukuroshja irlandeze është absolutisht e shkatërruar. Miqtë e tyre po shpresojnë se gjërat mes tyre mund të rregullohen. Por vetëm koha do të tregojë nëse është thjesht një zënkë dhe marrëdhënia e tyre do rregullohet apo çdo gjë ka marrë fund.
Balerini italian kërcen me aktoren britanike Rose Ayling-Ellis në show-n televiziv “Strictly Come Dancing” dhe bashkë janë miq shumë të mirë. Lajmi për ndarjen e tyre u raportua ditën e hënë kur fansat e tyre vunë re se Maura kishte fshirë pothuajse të gjitha fotot e Giovanni-t nga faqja e saj në rrjetin social Instagram, gjë që ndezi dhe thashethemet se dyshja janë ndarë.

Ajo ka postuar për herë të fundit një fotografi me balerinin më 24 Shtator, ku të dy duken më të dashuruar se kurrë teksa përqafojnë njëri-tjetrin. Giovanni gjithashtu ka fshirë Maura-n nga faqja e tij pa lënë gjurmë. Shumë ndjekës të tyre kanë komentuar se Giovanni dhe aktorja e “East Enders” Rose do të ishin shumë mirë si çift së bashku. Por nuk ka asgjë për të thënë se mes tyre ka diçka më tepër sesa miqësi.
Modelja postoi në profilin e saj në Instagram në fillim të kësaj jave një video brenda apartamentit të saj në qytetin e Londrës, duke shprehur gëzimin e saj sepse ishte një ditë emocionuese për të. Një burim i brendshëm zbuloi për “MailOnline” në fillim të këtij muaji se gjërat janë bërë serioze shumë shpejt midis çiftit dhe janë gati të ndërmarrin një tjetër hap në jetën e tyre.
Maura më herët ka qenë në një lidhje me balerinin dhe koreografin e njohur Curtis Pritchard. Ish-çifti ishin së bashku për rreth tetë muaj, para se ajo të afrohej me lojtarin e bejsbollit Chris Taylor. Chris dhe Maura i bënë gjërat zyrtare vitin e kaluar para se të ndaheshin përfundimisht këtë vit.