Pas Kukësit dje në paraeliminatoret e Champions League, bie edhe Laçi në rrugëtimin europian. Skuadra kurbinase u mund nga Molde me rezultatin e përgjithshëm 5-0 duke dalë jashtë garës për t’u kualifikuar në grupet e Europa League. Në ndeshjen e kthimit që u mbyll pak minuta më parë Laçi u mund 2-0 ndërsa, në takimin e parë të luajtur në Norvegji kurbinasit u mundën 3-0.