Live From Tirana Tech

“ChatGPT mund të të keqinformojë”/Tomi Kallanxhi: Do të bëhemi të varur nga inteligjenca artificiale!

I ftuar në “Live From Tirana” me Ksenja Shoshaj ka qenë eksperti i IT, Tomi Kallanxhi. Ai ka folur më shumë mbi inteligjencën artificiale, rreziqet që mund të shfaqen dhe si parashikohet të jetë pas shumë vitesh kjo fushë…

A mund t’i besojmë totalisht ChatGPT, nëse ne pyesim për diçka të caktuar, a mund t’i besojmë tërësisht, sepse mund të na keqinformojë?

Ka një farë probabiliteti që mundet dhe të të keqinformojë. Ne do të bëhemi aq të varur në të ardhmen me inteligjencën artificiale. Edhe The Economist kishte bërë një artikull ku thoshte që në të ardhmen, AI do të ndajë ‘the best from the rest’, (më të mirët). Çfarë do të thotë kjo? Që në të ardhmen, nëpërmjet inteligjencës artificiale, do të duhen vetëm njerëz që kanë IQ të lartë, për të rritur inteligjencën artificiale. Shumica e njerëzve të tjerë, në pamundësi, do të ngelen edhe pa punë.