Gjiganti mediatik CNN vetëm dy orë më parë ka ndarë në llogarinë zyrtare në Instagram 7 vende që po vizitohen nga europianët më së shumti, duke dhënë krahas edhe një përshkrim e foton përkatëse për secilin vend.
Në mesin e vendeve si Francë, Portugali, Spanjë, Itali e Kroaci që njihen për turizmin e zhvilluar e vendet e mrekullueshme që ofrojnë për vizitorët, renditet dhe Shqipëria jonë e vogël, ku CNN ka zgjedhur të veçojë pikërisht Ksamilin.
Një pamje ajrore e një plazhi të bukur me rërë të bardhë në Ksamil, Shqipëri, tregon saktësisht se çfarë po tërheq më shumë europianët në këtë vijë bregdetare nën radar.
https://www.instagram.com/p/ChZyB5OAwtB/?utm_source=ig_web_copy_link
Para pak ditësh edhe prestigjiozja britanike “The Times” i ka dedikuar një artikull turizmit shqiptar, duke e renditur krahas Malin e Zi, Greqinë dhe Kroacinë.
Shqipëria ofron çmime të përballueshme për turistët por cilësia e shërbimeve mbetet ende dobët. Vendi nuk po e shfrytëzon kështu potencialin e plotë dhe aktualisht mund të konkurrojë Kroacinë apo Greqinë.
Ndryshe nga viti i shkuar, ku ishin shqiptarët nga rajoni që zunë peshën kryesore të turistëve të huaj në vend, shifrat e para të këtij viti tregojnë për një rizgjim të interesit nga ana e italianëve dhe grekëve, ndërsa janë afruar më të shumtë edhe vizitorët nga vende si Anglia apo Shtetet e Bashkuara të Amerikës.