Gossip Showbiz

Ylli i Hollywood-it, Margot Robbie, hap zemrën për mëmësinë: “Ka ndryshuar gjithçka…”

Margot Robbie ka hyrë në një kapitull të ri të jetës së saj – atë të amësisë. Aktorja australiane, e njohur për rolet në “Barbie” dhe “The Wolf of Wall Street”, është bërë nënë për herë të parë në tetor të vitit 2024, kur ajo dhe bashkëshorti Tom Ackerley mirëpritën një djalë.

Në një intervistë për “Entertainment Tonight”, 35-vjeçarja e përshkroi mëmësinë si “më të mirën” dhe tha se po e shijon çdo moment.

Është e vështirë ta shpjegosh ndjesinë e të qenit prind tek dikush që nuk ka fëmijë, por për ata që e kanë përjetuar, është krejt e kuptueshme. Është më e mira

-u shpreh ajo me entuziazëm.

Sipas mediave, Margot dhe Tom po kalojnë shumë kohë në Los Angeles me fëmijën e tyre, duke u fokusuar tek familja dhe duke lënë përkohësisht në plan të dytë angazhimet profesionale.

Edhe nëna e Tomit ka ardhur nga Anglia për të qëndruar me çiftin dhe për të ndihmuar me kujdesin ndaj bebes.

Çifti ka zgjedhur ta ruajë privatësinë, duke mos zbuluar ende emrin e djalit, por burime pranë tyre konfirmojnë se të dy janë shumë të përkushtuar ndaj prindërimit dhe po e shijojnë plotësisht këtë kapitull të ri të jetës.