A e përhapin apo jo fëmijët koronavirusin?
Sipas shkencëtareve në fjalë, të miturit mund të luajnë një rol shumë më të madh në përhapjen e sëmundjes nga sa është menduar deri tani. Në kërkim, u përfshinë 192 fëmijë dhe të rinj, të moshave nga zero deri në 22 vjec. Hulumtimi nxori në pah ngarkesën e madhe virale si tek ata me shenja të sëmundjes, ashtu dhe te minorenët asimptomatikë.
Ai provoi megjithatë se kapaciteti i përhapjes së sëmundjes, rezulton vërtet të rritet me moshën: ata më të vegjlit, e zhvillojnë më pak sëmundjen. “ U befasova dhe vetë, nuk e prisja që ngarkesa të ishte kaq e lartë dhe që fëmijë në dukje të shëndetshëm, të lëvizin lirisht me kaq shumë ngarkesa të Sars-Cov-2, tha autori kryesor i studimit, doktor Lael Yonker. Zakonisht, tek sëmundjet infektive, sa më e lartë është ngarkesa virale, aq më i madh është dhe rreziku i përhapjes.