Fashion Gossip

Cristiano Ronaldo dhe aksesorët e tij miliona euro!

Cristiano Ronaldo është lojtari i parë në histori që arrin statusin miliarder. Futbollisti ka lindur në Funchal në 1985, në një moment kur familja e tij po kalonte një moment të rëndë ekonomik. Falë karrierës së tij në sport Ronaldo ka arritur të krijojë një pasuri marramendëse, kjo edhe falë projekteve dytësore që e kanë bërë të fitojë miliona.

Por si i shpenzon Cr7 paratë? Makina ëndrrash, shtëpi luksoze, një jaht që kushton 6 milion euro, dhurata të shtrenjta për të fejuarën Georgina Rodriguez, një avion privat dhe ora super të shtrenjta. Ndoshta janë orët pasioni më i madh i Cristiano Ronaldo-s.

Kur bëhet fjalë për të blerë një orë të re, kampioni nuk kursehet aspak. Ora më e kushtueshme në koleksionin e tij është një model i Franck Muller 7008 T INV C INV. Modeli me 424 diamante dhe një total 20 karatësh, ka një çmim marramendës, plot 2 milion dollarë. Mes orëve të preferuara të futbollistit janë një model Bulgari Octo Finissimo Tourbillion (700 mijë euro), një Hublot MP-09 Tourbillon (800 mijë euro) dhe një Breguet Classique Grande Complications (750 mijë euro).

Gjatë daljes së tij të fundit në tapetin e kuq në Dubai, ku ka marrë titullin ‘Futbollisti i Shekullit’, Cristiano Ronaldo mbante në dorë një orë të Franck Muller Cintrée Curvex Tourbillon. Vlera e saj ishte rreth 1.3 milion euro. Në event edhe vogëlushi i tij 10-vjeç, kishte vendosur një orë të bukur Rolex GMT Master II tërësisht e mbuluar me diamante. Ky model shitet për 450 mijë euro.