Ministri i Jashtëm serb, njëkohësisht, zëvendës/kryeministri i parë deklaroi se Beogradi nuk do të heshtë, pas planeve të autoriteteve të Kosovës sipas tij, për të ndërhyrë në minierën e Trepçës. Ivica Daçiç u kërkoi të gjitha palëve të përfshira të jenë të kujdesshëm që të mos provokojnë Serbinë. Kryediplomati serb tha se kanë paralajmëruar KFOR-n dhe NATO-n se do të ndërhyjnë ushtarakishit nëse serbët sulmohen në Mitrovicë.