Dalja e dhëmbëve është një periudhë sfiduese për shumë foshnja dhe prindër. Ajo fillon zakonisht nga muaji i katërt deri në të gjashtin, kur shfaqen dhëmbët e parë prerës.
Shenjat kryesore janë: skuqje e mishrave, pështymë e shtuar, mungesë gjumi dhe oreksi, shqetësim dhe ndonjëherë temperaturë e lehtë.
Dhimbjet më të mëdha vijnë zakonisht kur dalin molarët dhe dhëmbët e syrit, sidomos pas moshës 1-vjeçare. Molarët e dyvjeçarit janë më të dhimbshmit.
Për lehtësim rekomandohen lodrat përtypëse të ftohta, xhel për mishrat dhe masazhe të buta me gisht.
Kujdesi për dhëmbët duhet të nisë herët, fillimisht me garzë të lagur dhe më pas me furçë dhe pastë për fëmijë. Kontrolli i parë dentar rekomandohet rreth moshës 2–3 vjeç.