Sport

HISTORIKE/ Dardanët në gjurmët e kuqezinjve, mbërrijnë në ‘Playoff’!

Kosova ndjek Shqipërinë dhe mbërrin në “Playoff”-in e zonës së Evropës për një vend në “Kupën e Botës 2026”.

Kjo pas fitores që dardanåt arritën në derbin ballkanas të Gr. B ndaj Sllovenisë. Gol për çdo pjesë në një sfidë që u zhbllokua shumë shpejt.

6 minuta dhe një vallëzim mes 3 kundërshtarëve, i mjaftoi Fisnik Asllanit për të zhbllokuar rezultatin që mbeti i tillë deri në pjesën e dytë.

Një krosim nga e majta në kërkim të Muriqit në 64′, devijohet nga Karnicnik duke i dyfishuar shifrat për dardanët.

Skuadra e Franko Fodës, ruajti rezultatin deri në fund, duke çimentuar vendin e dytë në grup, pas Zvicrës.