Gossip Live From Tirana

“Dashuri me dëgjim të parë…”/Andi Shehi rrëfen si u njoh me bashkëshorten: Më tha që nëse e gjeja…

I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Andi Shehi, ish-konkurrent i “Përputhen”. Ai ka folur më shumë mbi njohjen me bashkëshorten, jetën e tij si baba, si dhe dasmën që ka bërë vetëm pak ditë më parë…

Si je njohur me bashkëshorten? A ka qenë ajo dashuri tipike me shikim të parë?

Nuk ka qenë dashuri me shikim të parë, ka qenë dashuri me dëgjim të parë. Enki ka pas punuar në një kompani telefonike dhe këto merrnin në telefon për oferta. Unë në atë kohë punoja në një kompani të mikut tim dhe po mbyllja llogaritë dhe më bie një numër në telefon. E hap dhe sa flet Enki, e kishte zërin shumë tërheqës, më goditi. Ajo fliste për punën e vet, unë nga krahu tjetër e ngacmoja. Emrin ma tha që në fillim, por doja t’i kuptoja mbiemrin që ta gjeja në rrjete sociale që ta vazhdoja bisedën më tutje. Atëherë Enki i ka pasur flokët e kuqe, dhe më tha: “Jam Enki, i kam flokët e kuqe, po më gjete dot do ta pranoj ftesën, po nuk më gjete kënaqësi që folëm” dhe ma mbylli. Atëherë sa kishte nisur pandemia që nuk dilnin njerëzit nga shtëpia dhe unë takohem me disa shokë tek shtëpia e njërit prej tyre. I them çunave hajde futemi të gjithë në internet, të gjejmë atë me flokë të kuqe. U futa tek faqja zyrtare e kompanisë dhe e gjeta aty. Kështu ka nisur. Pavarësisht se ndodhi kjo, ne jemi takuar pas disa kohësh. Ka qenë një lokal lagjeje në Tiranë dhe kur ka qenë Enki shtatzënë, ne kemi shkuar edhe njëherë për nostalgji aty, që po rikujtonim që aty jemi parë. Enki atëherë ishte me familjen dhe unë shkova vetëm për ta parë.