I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Andi Shehi, ish-konkurrent i “Përputhen”. Ai ka folur më shumë mbi njohjen me bashkëshorten, jetën e tij si baba, si dhe dasmën që ka bërë vetëm pak ditë më parë…
Ronaldo: Ke menduar ndonjëherë të marrësh pjesë në tjetër format, për shembull në “Big Brother”? Ti e ke provuar një format para disa vitesh, me vëmendje të madhe, u duk që e menaxhove atë vit. “Big Brother” është tjetër gjë, por ti vetë e ke menduar, e ke projektuar veten aty? Apo nuk luan dot tani që je i martuar aq guximshëm?
Andi: Nuk është e thënë se do luash, ka lloj-lloj mënyrash për të luajtur. “Big Brother” për mendimin tim është për të hequr merimangat, domethënë për njerëzit si puna ime që ka shumë vite që është shkëputur nga puna e ekranit dhe do të shkojë në “Big Brother” për të rikthyer vëmendjen. Ideja është se nëse ti e bën këtë lloj gjëje, duhet të kesh një background shumë të madh që ta shfrytëzosh atë gjënë. Jo vetëm të shkosh aty, njerëzit u kujtuan se kush është Andi dhe pas 3 muajsh vazhdon prapë kjo jeta e shpejtë e Tiranës dhe u harrove po prapë. Nëse do më vijë ftesa këtë vit dhe do kem një gjë të organizuar mirë për veten time, që do më presë jashtë, me kënaqësi që do të shkoja. Nëse nuk do të kem, nuk do ta merrja fare përsipër. Është një eksperiencë që ndoshta çdo njeri duhet ta provojë një herë në jetë. Është shumë e bukur dhe ne kemi ndjekur të gjithë “Big Brother-at”. Për mua si person nuk ia vlen nëse nuk ke këtë background pas, që ti marrësh frytet tamam asaj gjëje.