Gossip Live From Tirana

Ish-konkurrenti i “Për’puthen” i dha fund beqarisë, zbulon shifrën që i kushtoi dasma: Mbi 40 mijë euro…

Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Andi Shehi, ka qenë ditën e sotme i ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën. Ai ka folur për jetën e tij personale, nga njohja me partneren, lindjen e djalit dhe dasmën që bënë pak ditë më parë.

Teksa po fliste për dasmën, moderatori i njohur e pyeti se sa ka kushtuar? Andi fillimisht nuk donte që të thoshte shifra, por më pas tha 40 mijë euro.

Ronaldo: Të shkoi shumë dasma? Pyetje kështu shqiptarësh, domethënë njerëzit bëjnë llogaritë, e di ti, sa i shkoi dasma, sa harxhoi?

Andi: Shkoi ca.

Ronaldo: Sa për shembull?

Andi: Shkoi shumë.

Ronaldo: Sa pra?

Andi: Me thënë të drejtën një pjesë e kemi patur me marketing, por që cash janë paguar diku te 40 mijë euro.

Ronaldo: 40 mijë euro? Shumë e konsiderueshme.

Andi: Do kishte kushtuar shumë më shumë.

Ronaldo: Njerëzit hodhën lekë?

Andi: Jo aq sa kemi shpenzuar.

Ronaldo: Nuk e kapi 40, mos ndoshta nuk i ke numëruar mirë?

Andi: I numërova mirë.