Celebrities Gossip Showbiz

David Beckham do të nderohet me titullin “Kalorës”?!

Sipas raportimeve, David Beckham do të nderohet me titullin “Kalorës” në ceremoninë e ditëlindjes së Mbretit Charles III. Ish-kapiteni i ekipit kombëtar anglez të futbollit do të shfaqet në listën që do të publikohet javën e ardhshme”, pasi u nderua me Urdhrin e Perandorisë Britanike OBE në vitin 2003.

Beckham, i cili luajti për vendin e tij 115 herë dhe u angazhua gjerësisht në bamirësi, ka qenë në garë për titullin “Kalorës” për më shumë se një dekadë. Ambasadori i vullnetit të mirë të UNICEF, i cili mbushi 50 vjeç në maj, do të merrte titullin e Sir dhe bashkëshortja e tij, ish-anëtarja e grupit muzikor “Spice Girl”, Victoria Beckham, do të bëhej Lady Beckham.

Ai ishte shumë afër marrjes së titullit “Kalorës” në listën e nderimeve të Vitit të Ri 2014, por “HM Revenue and Customs”; Autoriteti i taksave, pagesave dhe doganave të Britanisë së Madhe kundërshtoi nominimin e tij për shkak të përfshirjes së tij në një skemë të dyshuar për shmangie të taksave.

Beckham është i vetmi anglez që shënoi gol në tre Kupa të ndryshme Bote në 1998-1999, kur “Manchester United” fitoi Premier Ligën, Kupën FA dhe Ligën e Kampionëve. Pasi luajti për United FC, Los Angeles Galaxy dhe Real Madrid, Beckham u përkushtua ta bënte ekipin e tij amerikan “Inter Miami”, në pronësi të përbashkët, një sukses.

Beckham u nderua me Urdhrin e Perandorisë Britanike OBE për kontributin ndaj futbollit me rekomandimin e kryeministrit të atëhershëm, Tony Blair. Bashkëshortja e tij, Victoria, u nderua me të njëjtin OBE për kontributin në industrinë e modës.