Në Ditën e Babait, David Beckham ka ndarë një mesazh prekës në rrjetet sociale, në një kohë kur marrëdhëniet e tij me djalin e madh, Brooklyn, dhe nusen e tij, Nicola Peltz, raportohet se janë të tensionuara.
Çifti nuk ishte i pranishëm në festën e 50-vjetorit të ish-futbollistit, gjë që i ka shtuar spekulimet për përçarje në familje.
Roli më i rëndësishëm që kam në jetë është të jem baba… Jam krenar për ju të gjithë dhe, siç ju them çdo ditë, do të jem gjithmonë pranë jush, pavarësisht gjithçkaje
-shkroi Beckham krahas fotove të vjetra ku shfaqet me gruan e tij Victoria dhe fëmijët Brooklyn, Romeo, Cruz dhe Harper.
Cruz Beckham u përgjigj menjëherë me një koment të ngrohtë:
Je gjithçka për ne dhe na motivon çdo ditë. Të dua shumë, baba.
Ndërkohë, Victoria postoi urimin e saj për David-in duke e quajtur “babain më të mirë në botë” dhe duke publikuar foto ku shfaqej edhe Brooklyn, pavarësisht raportimeve për ftohje mes tyre dhe mungesës së një urimi nga Brooklyn për titullin “Sir” që David mori nga Mbreti Charles.
Ti udhëheq me dashuri dhe kjo reflektohet te fëmijët tanë
-shkroi Victoria.
Pavarësisht tensioneve, familja Beckham vazhdon të tregojë se lidhja dhe dashuria prindërore mbeten të pathyeshme.