Aktualitet

Demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan propozuan një paketë të re të ndihmës, për trajtimin e pasojave nga Covid-19

Demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan propozuan një paketë të re të ndihmës, për trajtimin e pasojave nga koronavirusi. Në vlerë tre trilionë dollarë, ajo vjen në kohën e shqetësimeve në rritje për ndikimin ekonomik të pandemisë. Por ndonëse demokratët pritat ta votojnë pas dy ditësh në Dhomën e Përfaqësuesve, republikanët që kanë shumicën në Senat janë kundër. Kreu i tyre, Mitch McConnell, tha se ajo është “një listë dëshirash partiake”, pa asnjë shans për t’u miratuar.