Durrësi është tronditur sot nga një aksident i rëndë, me pasojë vdekjen e dy fëmijëve dhe plagosjen rëndë të në tjetri, të gjithë 10-vjeç.
Fëmijët kanë qenë duke luajtur në trotuar, pranë shtëpive të tyre në lagjen 15 të qytetit, kur Nikoll Radaçi, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe i ka marrë para.
Dy prej fëmijëve kanë humbur jetën në vend, ndërsa i treti është transportuar drejt Traumës, në gjendje të rëndë.
Korrespondentja e Top Channel Vali Qyrfyçi mëson se një nga viktimat dhe i plagosuri janë kushërinj të parë.
Ndërsa fëmija tjetër që ka humbur jetën, mësohet se jetonte me të afërm, pasi prindërit i ka në Itali, pasi babai i tij po kurohej prej një sëmundjeje.
Në vendin e ngjarjes kanë qenë katër fëmijë, por për fat të mirë, njëri prej tyre ka arritur që të shmanget dhe nuk është përplasur nga automjeti.
LEXO EDHE: Ngjarje e rëndë në Durrës, automjeti përplas për vdekje 2 të miturit dhe plagos rëndë një tjetër!
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 14:20, në lagjen nr. 15, në Durrës, një automjet i drejtuar nga shtetasi N. R., rreth 57 vjeç, ka aksidentuar tre fëmijë të mitur, të moshës rreth 10 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, dy prej të miturve kanë humbur jetën, ndërsa i mituri tjetër është në gjendje të rëndë dhe po transportohet për ndihmë më të specializuar në Tiranë.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.