Policia po heton një akuzë të re për ngacmim seksual ndaj ish-manjatit të hip-hop-it Sean “Diddy” Combs, i cili aktualisht po vuan një dënim me burg në New Jersey për akuza të lidhura me prostitucionin.
Combs, 56 vjeç, u dënua në korrik për trafikimet me avion për të dashurat dhe punëtorët meshkuj të seksit nëpër SHBA, për të marrë pjesë në takime seksuale të shoqëruara nga përdorimi i drogërave, përgjatë disa viteve.
Ai u shpall i pafajshëm për akuzat më të rënda të trafikimit seksual dhe rrjetit kriminal, të cilat mund ta dërgonin në burg përjetë. Data e lirimit të tij parashikohet të jetë në maj 2028, por dënimi mund t’i reduktohet nëse merr pjesë në programe rehabilitimi për abuzimin me substanca dhe aktivitete të tjera brenda burgut.
Rasti i fundit vjen nga një producent dhe publicist muzikor mashkull nga Florida, emri i të cilit nuk bëhet i ditur. Ai ka deklaruar për policinë se ka takuar Combs në një set fotosh në një magazinë në Los Angeles, në vitin 2020.
Sipas ankesës së depozituar në polici, gjatë xhirimeve Combs dyshohet se ka filluar të masturbojë poshtë një këmishë duke parë pornografi.
Më pas, ai dyshohet se është ekspozuar dhe i ka kërkuar producentit “ta ndihmonte”, sipas raportit policor të siguruar nga Daily Mail. Producenti thotë se nuk ka reaguar dhe Combs ka vazhduar veprimin e tij të turpshëm, para se t’i hidhte këmishën.
Ai ka treguar se e ka mbajtur të fshehtë ngjarjen për pesë vjet nga turpi, derisa më në fund paraqiti kallëzimin në Largo, Florida, këtë shtator.
Departamenti i Policisë në Qarkun Los Angeles ka konfirmuar se ka marrë një kopje zyrtare të raportit nga policia në Florida të premten dhe se do të hetojë akuzat.
Raporti policor përmend edhe një incident të dytë të dyshuar. Producenti thotë se në mars 2021, ndërsa ndodhej për punë në një pronë në Santa Monica, dy burra e kanë kapur dhe i kanë hedhur diçka mbi kokë.
Ai pretendon se është dërguar në një dhomë ku Combs e ka fyer, duke e quajtur “spiun”, sipas raportit të policisë.
Departamenti i “Special Victims Bureau” i policisë në Los Angeles ka bërë të ditur se do të merret me hetimin e këtyre pretendimeve të reja.
Ndërkohë, avokati civil i Combs, Jonathan Davis, i ka quajtur akuzat e fundit të pabaza.
Ashtu siç ekipi ligjor i zotit Combs e ka thënë vazhdimisht prej më shumë se një viti, ai nuk mund të komentojë çdo pretendim të pavlefshëm në atë që është kthyer në një cirk mediatik
-deklaroi ai për Daily Mail.
Le të jem i qartë: z. Combs i mohon kategorikisht si të rreme dhe përçmuese të gjitha pretendimet se ai ka abuzuar seksualisht me dikë. Ai mezi pret të shpërlahet në gjykatë, aty ku vendosen këto çështje, jo në media, bazuar në prova reale dhe të pranueshme, jo në spekulime dhe akuza të pabazuara.
Së fundmi, në media është publikuar edhe një foto e re e Combs nga burgu, ku ai shihet me flokë gri, mjekër të parregullt dhe i veshur me një pulovër burgut ngjyrë vishnje, shumë larg pamjes së tij të zakonshme elegante me kostume firmato dhe syze dielli gjatë kulmit të famës.
Këngëtari i “I’ll Be Missing You” është transferuar më 30 tetor nga qendra e paraburgimit Metropolitan Detention Center në Brooklyn në Federal Correctional Institution, Fort Dix, në New Jersey, një burg me siguri të ulët rreth 40 milje larg Filadelfias.
Zëdhënësja e tij, Juda Engelmayer, ka deklaruar për NBC News se Combs është i fokusuar tek “esobrieteti, shërimi dhe të qenët shembull për të tjerët”.
Thuhet se ai ka siguruar një vend pune të lakmueshëm në kishën e burgut dhe është regjistruar në një program rehabilitimi nga droga, që mund t’i shkurtojë dënimin me një vit.
Madje, raportimet flasin se Combs ka nisur madje edhe një kurs për t’u mësuar të dënuarve të tjerë si të bëhen sipërmarrës.
“Sobrieteti dhe vetëdisiplina janë prioritetet e tij,” ka theksuar zëdhënësja, “dhe ai po i merr shumë seriozisht.”