Showbiz

Dikush tha se Beyonce po plaket dhe të gjithë fansat e saj u hodhën në sulm

Një blogere e quajtur Khia pati guximin që thotë live në një emision radiofonik se ylli i muzikës pop Beyonce po plaket njësoj si mamaja e saj.

Komenti i blogeres jo vetëm që irritoi fansat e Beyonce të cilët ajo i quan “Beyhives” por këta të fundit kanë reaguar ashpër madje duke kërcënuar Khia-n.

Nëse bëni një vizitë në profilin e saj të Instagramit do të shihni një mal me komente ofenduese dhe reagime që vijnë nga fansat e Beyonce.

Prandaj, herën tjetër kur dikush vendos të bëjë një koment publik rreth divës duhet të mendohet dy herë para se të flasë pasi fansat e 38-vjeçares janë gati për sulm.