Xhinsi i bardhë është përzierja perfekte e stilit të lartë dhe utilitarit, duke freskuar menjëherë dollapin tuaj të motit të ngrohtë dhe duke ofruar një stil të qetë, pavarësisht nga rasti. Për stilin gati për biznes, xhinset me prerje boyfriend janë një partner bashkëkohor. Shtoni një xhaketë sportive me prerje klasike, si stili i leshit të Nili Lotan në nuancën perfekte të devesë. Për aksesorët, tonet neutrale e mbajnë paletën të freskët. Kombijonini me sandalet AEYDE dhe me çantën SAVETTE.
Elegancë dhe e freskët, e bardha nga lart te këmbët është kombinimi perfekt kur dielli shkëlqen. Kjo pamje varet nga pjesët e prera bukur, kështu që filloni me xhinse të drejta, një prerje si ajo e Toteme është një zgjedhje e këndshme. Kombinoje me një këmishë klasike me kopsa, të mbështjellë në bel. Më pas kombinojeni me takat MANOLO BLAHNIK. Mos e nënvlerësoni fuqinë e bizhuterive. Unazat e ndërlidhura të Spinelli Kilcollin janë perfekte.
Përditësoni pamjen për verën duke ndërruar xhinset blu me të bardha. Kombinojeni më një xhaketë nga ACNE STUDIOS, syze nga OLIVER PEOPLES dhe jeni gati për të shkëlqyer. Xhaketa xhins e bardhë është ajo që mungon në gardërobën tuaj. Xhaketa nga Loulou Studio është një shembull i shkëlqyer dhe gjëja që duhet të vishni mbi të është një fustan kur dielli shkëlqen. Kombinoje atë me një fustan klasik, për të marrë frymëzimin e viteve ’90. Një çantë nga KHAITE dhe i gjithë qyteti do t’i kthejë sytë nga ju.