Në ditën ndërkombëtare të luftës kundër diabetit, mjekët bëjnë thirrje për kontrolle periodike, stil të shëndetshëm jetese me bazë fruta e perime si dhe shmangien e duhanit.
Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik Dorina Toçi dhe mjeku endokrinolog Florian Toti e vunë theksin edhe te vaksinimi për gripin dhe Covidin të pacientëve me diabet.
Me buxhetin 2026 për shëndetësinë mbështetet depistimi falas në programin e kontrollit bazë si dhe ofrimi i fishave për matjen e glicemisë për grupet në nevojë.
Ndërkaq, pritet edhe përmirësimi i listës së barnave të rimbursueshme për këtë kategori.
Diabeti është një sëmundje kronike ku trupi nuk arrin të kontrollojë si duhet nivelin e sheqerit në gjak (glukozën).
Kjo ndodh për shkak se Pankreasi nuk prodhon mjaftueshëm insulinë, ose Qelizat e trupit nuk e përdorin si duhet insulinën (rezistencë ndaj insulinës)
Insulina është hormoni që ndihmon glukozën të hyjë në qeliza për t’u përdorur si energji. Pa të, sheqeri rritet në gjak dhe me kohë dëmton organet.