Aktualitet Politikë Zgjedhjet 2025

Dita pas zgjedhjeve, Rama: Çfarë agimi ky sot!

Ditën pas votimeve, kryeministri Edi Rama e nisi duke publikuar në rrjetet sociale një foto nga ambientet e jashtme të selisë rozë, me pamje nga sheshi “Skënderbej”, teksa lind dielli.

Krahas imazhit të publikuar ku nuk mungon numri 5 i Partisë Socialiste në fletën e votimit të zgjedhjeve të djeshme, Rama shkroi:

Çfarë agimi ky sot.

Me 1 mijë e 273 qendra votimi të numëruara nga 5 mijë e 225, Partia Socialiste kryeson me 52.95%, e ndjekur nga koalicioni opozitar Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore me 34.11%. Sa i përket Partisë Socialdemokrate të Tom Doshit ka 3.76% të votave deri tani.

Më pas vijnë Nisma-Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt me 3.48% e Mundësia e Agron Shehajt me 2.64%. Me 1.25%, Bashkë e Arlind Qorit është para Koalicionit Euroatlantik të Lulzim Bashës me 1.09%.  Për momentin, koalicioni Djathtas për Zhvillim i Dashamir Shehit e Enkelejd Alibeajt ka 0.34%.

Numëruar: 1,273 nga 5,225 QV

Kanë votuar 331,841 nga 3,467,962 votues

Diaspora: 245,935 të regjistruar

1,660 / 194,889 zarfe