Gjatë ditëve të nxehta të verës, djersitja kthehet në shqetësim për shumë njerëz. Edhe pse është një proces jetik që ndihmon në rregullimin e temperaturës së trupit, ajo shpesh shoqërohet me siklet dhe erë të pakëndshme.
Ekspertët theksojnë se me disa ndryshime të thjeshta në stilin e jetesës, ajo mund të mbahet nën kontroll pa dëmtuar shëndetin.
Ushqimi ndikon në djersitje
Kafeina, specat djegës dhe alkooli stimulojnë gjëndrat e djersës dhe e përkeqësojnë situatën. Në vend të tyre, rekomandohen ushqime të pasura me magnez si farat e kungullit dhe arrat braziliane.
Stresi përkeqëson erën e djersës
Stresi nxit një lloj djersitjeje që prodhon më shumë erë për shkak të përbërjes së saj. Praktika si meditimi, joga dhe frymëmarrja e thellë ndihmojnë në uljen e këtij efekti.
Zgjedhja e duhur e rrobave
Materialet natyrale si pambuku, liri dhe bambuja janë më të ajrosshme dhe ndihmojnë trupin të marrë frymë, duke reduktuar mbinxehjen dhe djersitjen e tepërt.
Higjiena e përditshme është thelbësore
Dushi i përditshëm, pastrimi i mirë i trupit dhe depilimi i sqetullave ndihmojnë në reduktimin e baktereve që shkaktojnë erë.
Deodorantët natyralë, zgjedhje më e sigurt
Shmangni produktet me përmbajtje alumini dhe zgjidhni deodorantë natyralë me përbërës si shkëmb mineral, vaj kokosi ose sodë buke.
Mos harroni të hidratoheni!
Në të nxehtin e verës, trupi humbet shumë lëngje. Pini ujë rregullisht gjatë ditës, edhe kur nuk ndjeni etje – kjo ndihmon trupin të funksionojë në mënyrë optimale dhe djersitjen ta përdorë siç duhet për ftohje natyrale.