Celebrities

Do të hyjë në “BBV4”?!/ Xheneta Fetahu përlotet në studio: Më mungon Gjesti!

Rrjeti zien sa i përket lajmeve rreth Xhenetës dhe Gjestit, pasi duket se pas një kohe të gjatë e një loje të mbushur me emocione dhe dinamika të papritura, ata ende kanë çështje të pazgjidhura mes tyre. E ftuar sot në “BBV Fan Club”, Xheneta është shprehur:

Unë nuk kam asgjë kundër Eglit. Sa i përket situatës me Eglin, më duket e përsëritur… Unë e dija që ai më priste jashtë. Mendoja që është keq emocionalisht. Unë e kam merituar një sqarim, duhet të ishte transparent.

A do hynte Xheneta në “BBV4”?!

Unë kur kam dalë, një moment e mendova të hyj në “BBV”, se nga izolimi u mësova me izolimin. Por e pashë veten që nuk jam gati të jem në izolim, besoj që më e mira për mua është të vazhdoj jashtë. Unë e kam të vështirë të jap dashuri sepse jam zhgënjyer shumë në jetën time.

E pyetur nga Heidi Baci nëse i mungon Gjesti, Xheneta u shpreh:

Kam vazhduar jetën time dhe kaq.

A do të rikthehej ajo me Gjestin?!

Unë nuk ndjej të rikthehem me të. I uroj më të mirat. Nuk besoj që kemi më çfarë të flasim.