Kim Kardashian ka zbuluar së fundmi detaje të reja mbi marrëdhënien që ka sot me ish-bashkëshortin Kanye West, duke theksuar se ndarja nuk ka ndryshuar faktin se ata do të mbeten përgjithmonë familje për hir të katër fëmijëve të tyre.
Në një intervistë për Complex, të zhvilluar të enjten më 5 shkurt, Kardashian u shpreh se raporti mes saj dhe reperit ka kaluar nëpër shumë faza që nga divorci i tyre në vitin 2022.
Ajo rikujtoi se historia e tyre nisi në vitin 2012, u kurorëzua me martesë në 2014 dhe solli në jetë katër fëmijë: North (12), Saint (10), Chicago (8) dhe Psalm (6).
Ne do të jemi gjithmonë familje. Të dy e dimë këtë
-tha Kim.
Gjithçka do të shkojë mirë, sepse ka shumë dashuri për familjen tonë. Të dy duam më të mirën për fëmijët tanë.
Këto deklarata erdhën në vëmendje edhe për shkak të një videoje të saj në TikTok, ku gjatë një udhëtimi në Aspen ajo promovoi çizmet Yeezy të Kanye West. Kardashian shpjegoi se nuk i rezistoi dot dizajnit të këpucëve.
Nuk mund ta mohoja thembrën Yeezy, ndaj duhej ta përmendja
-u shpreh ajo, duke shtuar se i pëlqen kur këpucët përputhen në mënyrë perfekte me veshjen.
Megjithatë, Kim nuk i shmangu as momentet e vështira që ka kaluar për shkak të sjelljes së ish-bashkëshortit. Në një episod të tetorit 2025 të The Kardashians, ajo foli hapur për stresin emocional dhe ndikimin që ai pati edhe në shëndetin e saj.
U vura shumë në provë
-rrëfeu ajo.
Stresi ishte i madh, sepse ndihesha e detyruar të mbroja me çdo kusht gjënë më të shtrenjtë për mua, fëmijët e mi.
Kardashian theksoi se prioriteti i saj absolut mbetet roli i nënës, duke u përpjekur t’i mbrojë fëmijët nga situata të vështira, me bindjen se një ditë ata do të rriten dhe do ta kuptojnë gjithçka vetë.