Gossip Showbiz

Romancë surprizë mes yjeve? Kim Kardashian dhe legjenda e “Formula 1” shihen së bashku?

Thashethemet për një lidhje të re në botën e VIP-ave po marrin gjithnjë e më shumë vëmendje. Sipas raportimeve të mediave britanike, legjenda e Formula 1, Lewis Hamilton, dhe ylli amerikan i reality show-t, Kim Kardashian, dyshohet se kanë kaluar një fundjavë romantike së bashku në Angli.

“The Sun” shkruan se kampioni shtatë herë i botës në F1 dhe sipërmarrësja 45-vjeçare kanë shijuar momente private në zonën piktoreske të Cotswolds.

Kim Kardashian thuhet se ka udhëtuar nga Los Angeles me avionin e saj privat, me vlerë rreth 100 milionë paundë, për t’u bashkuar me Hamiltonin për disa ditë larg vëmendjes publike.

Sipas “Manchester Evening News”, Kim u ndal në Estelle Manor, në Oxfordshire, e shoqëruar nga truprojat e saj, ndërsa burime pranë vendngjarjes pretendojnë se çifti kishte përdorim ekskluziv të ambienteve të spa-së në një klub luksoz në Witney.

Më pas, ata kanë darkuar në një suitë private, duke shtuar edhe më shumë dyshimet për një romancë në zhvillim.

Një burim për mediat britanike ka deklaruar se atmosfera mes tyre ishte “jashtëzakonisht romantike”, duke shtuar se të dy shfrytëzuan çdo facilitet të ofruar për privatësi dhe rehati maksimale. Kim shoqërohej nga dy truproja, ndërsa Hamilton kishte me vete një oficer sigurie.

Edhe pse Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton njihen prej vitesh dhe kanë pasur marrëdhënie miqësore, burimet theksojnë se deri më tani nuk ka pasur kurrë një lidhje romantike mes tyre.

Hamilton ka ruajtur gjithashtu raporte të mira edhe me ish-partnerin e Kim, Kanye West.

Dyshja janë parë së bashku për herë të parë publikisht në vitin 2014, gjatë eventit GQ Men of the Year Awards në Londër. Ndër vite, Hamilton ka qenë i afërt edhe me familjen Kardashian-Jenner, veçanërisht me Kendall Jenner, e cila e shoqëroi atë në Grand Prix të Miamit në vitin 2024.

Megjithatë, as Kim Kardashian dhe as Lewis Hamilton nuk kanë reaguar ende publikisht ndaj këtyre raportimeve, duke lënë hapësirë për edhe më shumë spekulime rreth asaj që mund të jetë romanca më e komentuar e momentit.