Aktualitet

Dogji 10 ha bimë e rrezikoi banorët, arrestohet 41 vjeçari në Rrogozhinë!

Pas njoftimit se në lagjen e Shimve të Bashkisë Rrogozhinë, ra një zjarr që po përhapej në një sipërfaqe të madhe, shërbimet e Policisë, menjëherë shkuan në vendngjarje dhe vijuan punën për identifikimin e kapjen e autorit.

Njoftimi zyrtar policor: 

Ndërkohë, shërbimet zjarrfikëse, me ndihmën e shërbimeve të Policisë, pas disa orësh, bënë të mundur fikjen e zjarrit. Si rezultat i veprimeve të shpejta, pas disa minutash, është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i mjedisit pyjor”, i autorit të dyshuar, shtetasit I.R., 41 vjeç, banues në Rrogozhinë.

Nga veprimet hetimore rezultoi se ky shtetas ka qenë duke punuar në oborrin e një banese dhe ka ndezur zjarr aty, për djegien e mbeturinave. Si pasojë e erës së fortë, zjarri është përhapur shpejt duke djegur një sipërfaqe toke me bimësi rreth 10 ha, qindra pemë ulliri dhe pemë frutore, si dhe ka vënë në rrezik serioz përfshirjen nga flakët, të banesave përreth.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Policia e Shtetit apelon për qytetarët që të mos shkaktojnë zjarr në asnjë rast, pasi do të përballen me ligjin.