Presidenti Donald Trump tha së fundmi se kishte kërkuar një pjesë prej 10% në kompaninë Intel gjatë një takimi me CEO-n e saj, Lip-Bu Tan, në Shtëpinë e Bardhë. Sipas tij, marrëveshja u pranua dhe do t’i sillte SHBA-së rreth 10 miliardë dollarë. Në një deklaratë zyrtare, Intel konfirmoi se qeveria amerikane do të investojë 8.9 miliardë dollarë në aksione të kompanisë, duke reflektuar besimin e administratës në rolin kritik të Intel për industrinë e brendshme të çipave.
Nga kjo shumë, 5.7 miliardë dollarë do të financohen përmes granteve të programuara nga ligji CHIPS and Science Act, ndërsa kompania tashmë kishte përfituar 2.2 miliardë dollarë. Kështu, totali i investimit arrin në 11.1 miliardë dollarë. Gjithashtu, 3.2 miliardë dollarë do të ndahen për Intel përmes programit të Departamentit të Mbrojtjes “Secure Enclave”, që mbështet prodhimin e gjysmëpërçuesve në SHBA.
Qeveria do të blejë 433.3 milionë aksione të Intel me çmim prej 20.47 dollarësh për aksion, duke përfaqësuar një pjesë prej 9.9% në kompani. Sipas kushteve, qeveria nuk do të ketë përfaqësim në bord dhe do të votojë së bashku me të, përveç rasteve të veçanta. Ndërkaq, SoftBank ka njoftuar se do të investojë 2 miliardë dollarë në Intel, duke marrë një pjesëmarrje prej rreth 2% në kompaninë amerikane të çipeve. Investitori japonez i teknologjisë njoftoi marrëveshjen multimiliardë dollarëshe, në një veprim që pritet t’i japë asaj një pjesëmarrje prej 2% në biznes. Ky investim vjen ndërsa raportohet se edhe administrata e Donald Trump po konsideron një pjesëmarrje deri në 10% në Intel.
Lajmi i investimit bëri që aksionet e Intel të rriten mbi 5% pas orarit të tregut, ndërsa aksionet e SoftBank ranë rreth 4%. Lip-Bu Tan, drejtori i ri i Intel, po udhëheq një projekt të madh rikuperimi për kompaninë, e cila ka pasur vështirësi për të ruajtur avantazhin teknologjik. Investimi i SoftBank forcon gjithashtu prani e saj në SHBA dhe pasqyron besimin e saj në teknologjinë dhe prodhimin amerikan të çipeve. Analistët vlerësojnë se kjo lëvizje mund të jetë një shans për Intel për t’u rikthyer konkurrencën në tregun e çipeve.