Lajmet e fundit

Dorëhiqet gjyqtari i Apelit Tiranë, Alaudin Malaj

Pas 27 viteve në sistemin e Drejtësisë, jep dorëheqjen gjyqtari i Apelit Tiranë, Alaudin Malaj. Përmes një shkrese, Malaj i drejtohet Këshillit të Lartë Gjyqësor, KLGJ. “Jam plotësisht i bindur në ushtrimin nga ana juaj të kompetencave kushtetuese e ligjore për të pranuar dhe vijuar sa më shpejt me këtë kërkesë, pasi detyra e re më kërkon që ky vendim të merret sa më shpejt të jetë e mundur. Askush nuk është i pagabueshëm, as unë, por i kam qëndruar besnik Kushtetutës”,- shprehet gjyqtari. Tashmë lidhur me vendimin e Malajt pritet të shprehet KLGJ-ja.