Një debat i tensionuar mes Dorina Memës dhe Bledi Manes gjatë emisionit “E Diell” në Top Channel ka përfunduar me largimin e trajneres së fitnesit nga studio.
Gjithçka nisi kur Mema foli për sfidat që ka hasur me biznesin e saj dhe për përhapjen e dietës që ajo pretendon se i përket, duke kërkuar njohjen e të drejtës së autorësisë. Bledi Mane e ndërpreu, duke i sugjeruar që këtë problem ta zgjidhë përmes rrugës ligjore. Nga aty, debati u përshkallëzua.
Nuk është kaq e thjeshtë të mbrosh të drejtën e autorit këtu, sepse mjafton të ndryshojnë një presje dhe e humbet autorësinë
-tha Mema, duke shtuar se proceset gjyqësore në këto raste zgjasin shumë gjatë dhe janë të lodhshme.
Mane i kundërshtoi argumentet e saj, duke theksuar se legjislacioni ekziston dhe se një avokat mund të ndjekë procesin.
Ai e akuzoi Memën për një qasje pesimiste ndaj situatës dhe zhvillimit të vendit.
Përplasja verbale u bë edhe më personale, me Memën që e akuzoi Manen se i paragjykon njerëzit që punojnë ndershmërisht dhe se përfiton pa meritë, ndërsa Mane u mbrojt duke thënë se bën disa punë dhe asnjë prej tyre në shtet.
Mema:
Ti të më gjykosh mua? Unë jam jashtë qylit dhe tije brenda qylit, e ti të më gjykosh mua!?
Mane:
Ti nuk e di çfarë pune bëj unë. Unë bëj tre punë dhe asnjë në shtet.
Mema:
Ti s’më do mua se unë di shumë. Ti bën pjesë e njerëzve që kopjojnë dhe bëjnë qyla.
Mane:
Mbarove?
Mema:
Ju kërkoni të vini gishtin mbi njerëzit që punojnë…
Mane:
Me mua e ke?
Mema:
Po me ty! Me ty e kam.
Mane:
E ktheve personale.
Mema:
Ti e ktheve personale. Streçet nuk i prek, vazhdo me streçet e tua. Unë kam shumë punë për të qëndruar me njerëz si ty.
Në fund të debatit, Mema u shpreh se nuk kishte ndërmend të vazhdonte të qëndronte në studio me njerëz si Bledi Mane dhe u largua nga emisioni.