Aktualitet

Drejt zgjidhjes ngërçi rreth emërimit të gjyqtarëve e prokurorëve të rinj

Ngërçi rreth emërimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve të rinj është drejt zgjidhjes, duke e bërë të panevojshëm konsensusin politik për votimin e projektligjit për statusin e magjistratëve. Përshpejtimi i ritmit nga organet e Vettingut me kontrollin e trefishtë të listës prioritare, sjellë për rrjedhojë konstituimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Këto organe të drejtësisë emërojnë gjyqtarët dhe prokurorët e rinj.