Auto & Moto

Drejtori ekzekutiv i Toyota tregon pse nuk beson te makinat sportive elektrike!

Presidenti i bordit drejtues të Toyotës, Akio Toyoda, në një intervistë për Automotive News, deklaroi se “për mua, një makinë sportive është ajo që ka aromë benzine dhe motor të zhurmshëm”. Ai pranon se brenda kompanisë ka njerëz që përpiqen të krijojnë një makinë elektrike argëtuese, por vetë do të preferonte të qëndronte te motori i mirë i vjetër me djegie të brendshme. Nuk është se është plotësisht kundër idesë së një makine sportive elektrike por siç thotë vetë, të gjithë kemi përparësitë tona.

Akio Toyoda nuk është një drejtues i zakonshëm që kalon gjithë ditën në zyrë. Ai është “piloti kryesor” i Toyotës me një alter ego: Morizo. Këtë emër e mori në vitin 2007 për garën 24-orëshe të qëndrueshmërisë në Nürburgring dhe e përdor që atëherë. Toyoda pranon se garat me makina elektrike nuk janë emocionuese, sepse bateria nuk mban gjatë në pistë. Presidenti i kompanisë pohon se teknologjia elektrike aktualisht nuk është në nivelin e duhur për gara, duke shtuar se më shumë do të bëhej fjalë për një garë kohe për karikimin apo ndërrimin e baterive.

Toyota Motor po shqyrton mundësinë e blerjes së furnizuesit të saj kryesor, Toyota Industries. Kjo marrëveshje thuhet se mund të arrijë 42 miliardë dollarë. Sipas tyre, kompania tha se po eksploron mundësi të ndryshme, përfshirë investime të pjesshme, pas raporteve për një mundësinë të blerjes. Toyota Industries, e cila ka një vlerë prej 4 trilionë jen, mohoi se kishte marrë një ofertë për blerje nga Akio Toyoda dhe familjen e tij, por konfirmoi se po shqyrton mundësinë e privatizimit përmes një shoqërie të veçantë.