Lajme të mira vijnë nga Zelanda e Re që në 24 orë nuk ka asnjë rast të ri me koronavirus duke mundësuar vazhdimin e planeve për lehtësimin e masave. Dyqanet e shitjes me pakicë, kinematë e palestrat janë mes atyre që hapen këtë javë, por gjithnjë duke respektuar distancimin. Mësimi rifillon më 18 maj e më 21 maj rihapen baret ndonëse kufijtë do të vijojnë të qëndrojnë mbyllur në Zelandën e Re ku janë rreth 1 mijë e 500 të infektuar e 21 viktima.