Postimi i flamurit autokton nga Dua Lipa ka nxitur debate të shumta online dhe në emisione televizive ku janë përfshirë persona të shumtë e gjithashtu babai i saj Dukagjini.
Në një intervistë për “A Show”, ish-muzikanti theksoi edhe një herë se Dua, nëpërmjet postimeve të saj nuk kishte për qëllim nxitjen e urrejtjes, përkundrazi.
Dukagjin Lipa gjatë emisionit gjithashtu ka ngritur një tjetër shqetësim. Ai deklaroi se nuk është kosovar por shqiptar i Kosovës, duke theksuar se ky term i përdorur masivisht është i gabuar.
“Unë jam shqiptar, unë nuk jam kosovar, unë jam shqiptar nga Kosova. Dua Lipa është shqiptare që ka lindur në Britani” -tha ai.