Plagoset me armë zjarri personazhi i njohur i rrjetit social “TikTok”, Fabion Kuçi, i njohur si “Gucci”. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr. 9 të qytetit bregdetar. Ai ka marrë plagë në parakrah dhe ndodhet jashtë rrezikut.
Policia e Durrësit ka identifikuar autorin dhe po punon për arrestimin e tij. Sipas deklarimeve mësohet se debati ka qenë banal për shkak të komenteve dhe sharjeve në TikTok.
Fabion Kuçi është personazh i skeduar edhe më herët për përplasjet virtuale me disa personazhe të tjerë të rrjeteve sociale. Ai ka qenë i dënuar në Angli për vepra të ndryshme penale dhe ka bërë disa vite burg. Gucci është mjaft aktiv në TikTok ku bie ne sy edhe perplasja e ashpër me emra si Kozak Braçi apo Xhemal Ujka, i njohur si Fire.