Një 47-vjeçare e dënuar në Itali me mbi 9 vjet burgim, si pjesëtare e një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike, është arrestuar në Elbasan.
Majlinda Avduli alias Dajana Tafani pritet të ekstradohet në Itali.
Kjo shtetase ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit e Kaliarit, Itali, në vitin 2016, e ka dënuar me 9 vjet, 6 muaj e 22 ditë burgim, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.
“Operacionalja 44”/E dënuar me mbi 9 vjet burgim, si pjesëtare e një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike, kapet në Elbasan, 47-vjeçarja.
Si rezultat i koordinimit të punës dhe shkëmbimit të informacioneve, me partnerët italianë, nëpërmjet strukturave homologe Interpol Tirana dhe Interpol Roma, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit “Operacionalja 44”, lokalizuan në Elbasan, kapën dhe vunë në pranga, me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasen: Majlinda Avduli alias Dajana Tafani, 47 vjeçe, banuese ne Elbasan.
Kjo shtetase ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit e Kaliarit, Itali, në vitin 2016, e ka dënuar me 9 vjet, 6 muaj e 22 ditë burgim, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.
Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Romë, për të finalizuar ekstradimin e kësaj shtetaseje, në Itali.