Live From Tirana

“E ke mendjen tek seksi”/Plas keq në studio mes Ronaldos dhe Laert Vasilit: Ke imagjinatë të sëmurë!

I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë aktori i njohur dhe njëkohësisht finalisti i “Big Brother VIP Albania 4”, Laert Vasili. Ai ka folur më shumë për karrierën e tij artistike, rrugëtimin e tij në këtë edicion të reality show, mendimin e tij për fituesin, Gjestin, por dhe shumë më tepër…

Një moment i bujshëm ka ndodhur gjatë intervistës, ku Ronaldo dhe Laerti kanë ‘shpërthyer’ duke akuzuar njëri-tjetrin se e kanë mendjen tek seksi… sigurisht në kuadrin e shakasë:

Ronaldo: I ke parë këto aksionet e SPAK-ut ku janë arrestuar shumë djem shqiptarë e i janë sekuestruar pasuritë?

Laert: Ereksionet e SPAK-ut?! 

Ronaldo: Unë nuk e di a kalon SPAK-u në ereksion.

Laert: Nuk të dëgjova…

Ronaldo: Aksionet, thashë. E ke mendjen tek ereksioni… 

Laert: (qesh)

Ronaldo: Edhe thua pastaj që unë kam fantazi…

Laert: Po ti kalon nga seksualiteti, tek SPAK-u… Merre me mend se çfarë imagjinate të sëmurë ke

Ronaldo: Imagjinatën e sëmurë e ke ti! Ti ke fantazi të sëmurë seksuale!

Laert: Jo, ti, ti! Nga seksualiteti del tek arrestimet e SPAK-ut. Si ka mundësi?!

Ronaldo: Ti e ke mendjen gjatë gjithë kohës tek seski. Më vjen mirë që ka njerëz që e kanë libidon e lartë!