Showbiz

E mbani mend kur Kanye West ndërpreu fjalimin e Taylor Swift në 2009-ën?! Reperi më në fund zbulon përse e bëri këtë gjë dhe përgjigja e tij do t’ju habisë

I paharrueshëm është momenti kur Kanye West ndërpreu fjalimin e Taylor Swift në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të “MTV VMA” në vitin 2009.

Edhe pse ka kaluar kaq shumë kohë, duket sikur ka ndodhur dje pasi kjo është një ndër ngjarjet më historike të eventeve të muzikës në SHBA.

Nëse ende nuk ju kujtohet, na lejoni t’ju rifreskojmë kujtesën. Në vitin 2009, Kanye West u ngjit në skenë ndërkohë që Taylor Swift, asokohe 18-vjeçe, fitoi çmimin e saj të parë të MTV, për videon më të mirë me këngën “You Belong With Me”. Teksa këngëtarja e emocionuar po falenderonte bashkëpunuesit dhe publikun për këtë fitore, Kanye i rrëmben mikrofonin dhe thotë se fituesja duhet të ishte Beyonce me “Single Ladies”, pasi video e saj është një ndër më të bukurat në botë. U kujtuar tani? Ok…le të vazhdojmë!

43-vjeçari ditën e kaluar ka dhënë një intervistë duke sqaruar një herë e mirë se çfarë e shtyu të ngjitej në skenë aq papritur dhe të bëntë atë që bëri. “Ishte Zoti i cili më tha ta bëja atë gjë. Nëse Zoti nuk do të donte që unë të ngjitesha në skenë atë natë atëherë nuk do të më kishin ulur në rreshtin e parë kaq pranë skenës. Unë as nuk doja të shkoja në atë event nëse nuk do të isha gjunjëzuar para Zotit. Për këtë arsyeja fitorja e Taylor mu duk qesharake pasi nuk kisha dëgjuar kurrë për të” -tha reperi.

Një deklaratë krejtësisht e papritur kjo e West, që ka habitur të gjithë publikun.