Javën e kaluar u njoftua se Monica Bellucci ylli italian i kinematografisë hoqi dorë nga prezantimi i festivalit italian.
Ndërkohë që ende nuk është vendosur se cila vazjë mund të zëvendësojë aktoren, një tjetër nga 10 prezantueset është gjithashtu në prag të dorëheqjes.
Bëhet fjalë për partneren e Christiano Ronaldos, modelen Georgina Rodriguez e cila përflitet se nuk është e kënaqur me pagesën që i është ofruar nga festivali.
Ndërkohë që prezantuesi dhe drejtori artistik i tij, Amadeus do të marrë shumën mes 500.000-600.000 eurosh, 10 moderatoret e tjera do të paguhen rreth 20.000-25.000 euro.
Kjo shumë nuk bie aspak dakort me kërkesat e Geoginës e cila ka kërkuar plot 100.000 euro në mënyrë që të shfaqet në “San Remo” nën moderimin e natës së tretë të spektaklit.
Ende nuk është vendosur se çfarë do të ndodhë me të por kujtojmë se në natën e tretë të festivalit një ndër prezantueset krah Amadeus dhe Georgina Rodriguez është edhe Alketa Vejsiu.