Botë e Çuditshme Tech

E rrallë, zbulohet asteroidi i parë me tri hëna!

Është zbuluar sistemi i parë i vëzhguar ndonjëherë i përbërë nga një asteroid dhe tri hëna. Asteroidi, i quajtur 130 Elektra, u zbulua në vitin 1873, por vetëm me kalimin e viteve u bë e mundur të shiheshin tre satelitët që rrotulloheshin rreth tij.

Lajmi, i publikuar në “The Astrophysical Journal Letters” nga një grup studiuesish të udhëhequr nga Instituti Kombëtar i Kërkimeve Astronomike të Tajlandës, u bë i mundur falë përdorimit të teknikave të reja që kanë “pastruar” imazhet e marra me Teleskopin e Observatorit Evropian Jugor (ESO).

Nuk është një gjë e re që një asteroid të udhëtojë së bashku me ”shokë” më të vegjël, por është jashtëzakonisht e rrallë t’i dallosh ata. Nga më shumë se 1,1 milionë asteroidë të njohur, vetëm rreth 150 janë parë që të kenë hëna. Rikujtojmë, se më 16 shkurt, rreth orës 17:57, në qiejt tanë u shfaq hëna e dytë e plotë e vitit 2022. Kjo hënë e plotë e mrekullueshme dimërore, e cila do të jetë shumë e rëndësishme për fatin e shkurtit, ka magjepsur për vite me radhë popullata të ndryshme në mbarë botën.

Përshembull, amerikanët vendas e quajtën “Hëna e borës”, pasi u shfaq në muajin më të ftohtë të karakterizuar nga reshje të bollshme bore. Midis Keltëve ajo u njoh si “Hëna e Akullit”. Fise të tjera e quajtën atë “Hëna e urisë”, për shkak të kushteve të pafavorshme të motit që vështirësuan gjuetinë. Për të njëjtën arsye, fisi Cherokee e njohu atë si “Hëna e kockave”. Në fakt, furnizimet ushqimore ishin aq të pakta sa njerëzit duhej të gërryenin kockat për të mbijetuar.

Sidoqoftë, kjo Hënë nuk ishte e lidhur me të ftohtin ose mungesën e burimeve në të gjitha kulturat. Përshembull, në mesin e fisit Hopi ajo u mbiquajtur “Hëna e pastrimit dhe ripërtëritjes”; ndërsa kinezët e lashtë e quanin “Hëna që lulëzon”. Këtë vit, Hëna e plotë e shkurtit do të jetë në Luan dhe sipas horoskopit do të ndikojë pozitivisht pothuajse në të gjitha shenjat e zodiakut. Në veçanti, 3 do të jenë shenjat që do të shpërblehen nga kjo ngjarje astronomike dhe që do të ‘puthen’ nga fati.